Belen dhe Andrea duket se nuk i kanë kaluar dot krizat në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht se prej kohësh tashmë përflitet për një ndarje mes tyre, çifti janë munduar vazhdimisht që t’i bëjnë gjërat të funksionojnë.
Ka qenë bukuroshja argjentinase ajo që i ka dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëdhënieje me kampionin e Moto Gp. Ata kishin më shumë se 2 vite së bashku dhe një marrëdhënie shumë të mirë me familjet e njëri-tjetrit, por kjo nuk ka mjaftuar që lidhja e tyre të mos ishte problematike.Tashmë, Belen ka dëshirë të fokusohet vetëm në karrierë dhe tek djali i saj.