Belcim Bilgin nga “Ambicie në udhëkryq” na rrëfen më shumë për rolin që i solli kaq shumë sukses

Showbiz

amcinienehd

Belcim Bilgin është një aktore e njohur turke. Ajo ka lindur në Ankara në Turqi dhe aktualisht është 35 vjeç. Bilgin ka interpretuar në një sërë filmash dhe serialesh si Çalsın Sazlar, Sadece Sen, 9on, Kelebeğin Rüyası etj. Megjithatë, seriali që i dha një sukses të padiskutueshëm ishte “Ambicie në udhëkryq” ku ajo interpreton së bashku me një kast të mrekullueshëm aktoresh si Ibrahim Celikkol, Alican Yucesoy, Rojda Demirer, Naz Elmas etj.

kordugum oyunculari 1

Më poshtë ju sjellim një intervistë të aktores së njohur.

naz1

Cila ishte sfida më e madhe në këtë serial?
“E bukura në serialet ku ne interpretojmë është se nuk mundohemi të tregojmë personazhe ideale, por sa më reale. Edhe për mua kjo ka qenë sfida më e madhe, të sillja një personazh sa më real në sytë e publikut me gjithë të mirat dhe të këqijat e karakterit të tij. Personazhi që unë interpretoj është një grua e klasës së mesme e shoqërisë turke por e pavarur e cila vendos vet dhe është e aftë të tejkalojë kufinjtë në emër të dashurisë, familjes etj.”

naz1

Çfarë të bëri ta doje kaq shumë personazhin që interpreton?
“Personazhi që unë sjell, mbi të gjitha, lufton për të thyer kufinjtë që vet ne i vendosim vetes. Tabutë e shoqërisë apo pengesat që i vendosim vetes na e vështirësojnë jetën, por nuk është në të vërtetë kaq e komplikuar. Mjafton të dëgjosh zemrën dhe të kurajosh veten për të mos u ndikuar nga të tjerët por për të qenë gjithmonë vetvetja. Divorci apo prishja e martesës janë tema që në Turqi është vështirë të trajtohen. Mendoj që Naz si personazh do të frymëzojë gratë për të bërë pyetje të rëndësishme për jetën e tyre dhe për të marrë vendimet e duhura.”

naz1

Pse janë kaq të ndjekura sot serialet turke?
“Edhe në Turqi kërkesa për prodhimet vendase është e madhe, kjo bën që edhe konkurrenca të jetë e fortë. Kështu që vit pas vit, cilësia bëhet edhe më e mirë, kërkohen gjithnjë e më shumë ide të reja dhe kjo na shtyn të punojmë më fort. Edhe për ne aktorët ishte surprizues suksesi jashtë vendit. Mendoj që një nga faktorët që serialet turke pëlqehen kaq shumë janë ngjarjet dhe figura e gruas. Ngjarjet janë frymëzuar nga jeta reale, konflikte dhe emocione që mund t’i përjetojë çdokush. Pavarësisht se jetojmë në vende të ndryshme, jemi të gjithë qenie njerëzore ndaj dhe mesazhet që duam të përcjellim nga realiteti arrijnë lehtësisht tek të gjithë. Nga ana tjetër, një pikë e rendësishme është figura e gruas, shohin një grua e cila punon fort, është e pavaruar por edhe ëndërrimtare dhe e ndjeshme. Unë mendoj se lidhja e fortë që serialet turke kanë me jetën reale i bën ato të kenë sukses kudo në botë.”

naz1

Lexo gjithashtu: Ibrahim Celikkol në një rrëfim për jetën personale, martesën dhe planet për tu bërë baba