‘I vetëm në shtëpi’ është një ndër filmat më të suksesshmën ndër vite dhe më të dashur për të gjitha moshat. Drejtuesi i ‘Disney’, Bob Iger ka bërë të ditur se komedia ‘I vetëm në shtëpi’ do të do të ripunohet në mënyrë që t’i përshtatet brezit të ri.
Ky lajm i ka mërzitur të gjithë fansat e Disneyt të cilët nuk munden të kuptojnë përse magjia e filmit duhet prishur thjesht për t’u përshtatur me kohën. Kujtojmë se komedia ka në qendër një djalë të vogël të quajtur Kevin i cili harrohet në shtëpi nga familjarët dhe kalon një sërë sfidash.
Ai është pdyshim ndër filmat më të pëlqyer dhe na duhet të presim për të vërtetuar nëse do të ndodhë njëlloj me versionin e ri të këtij filmi..