Këngëtarja e njohur, këtë periudhë është fokusuar totalisht te karriera e saj. Pas “boom-it” të madh ndërkombëtar që pati me këngën “Bon Bon”, Era ka sjellë disa projekte të tjera muzikore të suksesshme. Këngët si “Red Rum”, “Prisoner” dhe mbi të gjitha pjesmarrja e saj në kolonën zanore Botërorit 2018, i kanë siguruar Erës një vijimësi mjaft të mirë në top listat e këngëtarëve të huaj. Së fundmi, vetë këngëtarja, na ka njohur me projektin e saj të ri. Nëpërmjet një InstaStory ajo ka treguar një fragment të shkurtër muzikor, të këngës që pritet të publikohet së shpejti. Ashtu siç shkruan edhe vetë Era, hiti i ri është gati. Kështu që na mbetet vetëm të presim publikim e tij, e më pas të kërcjemë pafund me të.