Ayda Field dhe Robbie Williams njoftuan fansat e tyre se janë bërë sërish prindër, pasi mirëpritën vogëlushen përmes një nëne surrogate. Çifti surprizoi të gjithë ndjekësit në “Instagram” këtë të premte, pasi u publikua një foto me duart e familjes dhe numëruam 5 të tilla.Bashkëshortja e këngëtarit shkroi krah fotos arsyen pse vendosën që ta mbanin të fshehtë:
“Dalloj me sytë e mi një dorë të vogël ekstra. Ne kemi mbajtur një sekret shumë të veçantë! Jemi të lumtur të ndajmë me ju që kemi mirëpritur vogëlushen tonë… mirëseerdhe në këtë botë Colette (Coco) Josephine Williams!! Ishte një rrugë shumë e vështirë dhe e gjatë që të arrinim deri këtu, që ishte edhe arsyeja pse e kemi mbajtur larg syrit të publikut.
Lexoni gjithashtu: Të gjithë e paragjykuan lidhjen e tyre, por çifti i njohur sapo e çuan lidhjen në një tjetër nivel!