Rreth një javë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha publikoi videoklipin e saj më të ri, “I’m a mess”. Për një pjesë të madhe ky videoklip ngjan shumë i çuditshëm, sepse nëpërmjet tij Bebe ka dashur të tregojë të gjithë luftën e saj me depresionin dhe ankthin dhe si ja ka dalë mbanë ta pranojë veten ashtu siç është.
Përveç kësaj, ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar edhe disa fakte shumë interesante nga videoklipi. Bebe ka treguar se në fillim të videoklipit është duke qarë dhe në fakt lotët janë të vërtetë.
“Lot të vërtetë. Mendoj se fjala e duhur është rimeli i rënë nga të qarat e vërteta”, – ka shkruar Bebe. Më pas ajo ka zbuluar se një palë vathë shumë të mëdhenj ishin gati duke i thyer dhëmbët, sepse përplaseshin me ta gjatë kërcimit. Kjo ka qenë edhe një nga sekuencat më të mërzitshme për Beben.