Bebe Rexha u mëson ndjekësve të saj si të gatuajnë këtë ushqim shqiptar…

Showbiz

Bebe Rexha asnjëherë nuk heziton të tregojë dashurinë që ndjen për atdheun e saj, traditat dhe popullin shqiptar.
Së fundmi, Bebe ka zbuluar gatimin e saj të preferuar nëpërmjet një Instastory, fërgesë shqiptare. “Kjo është një pjatë shqiptare. Quhet speca me gjizë ose me djathë, si të doni. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak bukë, ta prisni, të merrni gjizë dhe speca dhe ta vendosni sipër. Më besoni, është gjëja më e mirë që do hani në jetën tuaj”, thotë Bebe.


Pavarësisht se renditet në listën e këngëtareve më të njohura, Bebe vazhdon të jetë një vajzë e thjeshtë dhe pa komplekse.