Shawn Mendes, një nga këngëtarët më të pëlqyer të momentit, është injoruar nga këngëtarja shqiptare Bebe Rexha pas ‘Grammy Awards’. Gjatë një interviste për ‘Spotify’, Bebe zbuloi se e kishte ftuar këngëtarin në një mini festë që ajo organizonte në shtëpinë e saj, por nuk e kishte kontaktuar më atë për t’i treguar adresën.
“E keni parasysh, disa nga miqtë e tu nuk janë të mirë me mesazhet. Dhe mua më ndodh ndonjëherë kjo, ndonjëherë personat që më shkruajnë nuk marrin përgjigje për 2 ditë. As Shawn nuk është i mirë në punën e mesazheve”, është shprehur këngëtarja. Pavarësisht kësaj situate, Bebe dhe Shawn duken se kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore dhe ai nuk është aspak i mërzitur me këngëtaren.