Bebe Rexha «shpërthen» kundër stilistëve: Nuk më pranojnë sepse jam e shëndoshë!

Showbiz

bebe 2
Bebe Rexha është nominuar këtë vit në dy çmime ‘Grammy’ si “Artistja më e mirë e re” dhe “Duo më e mirë e muzikës ‘country’”. Pavarësisht gëzimit të saj të madh, ajo ka një pengesë që lidhet me peshën e saj trupore. Nëpërmjet një video në ‘Instagram’ ajo ka treguar se shumë stilistë të huaj nuk kanë pranuar ta veshin në tapetin e kuq të “Grammy” për shkak se është e shëndoshë. Bebe ka reaguar shumë ashpër ndaj tyre dhe nuk ka ngurruar t’i ofendojë. “Më vjen keq, më duhej ta hiqja nga vetja.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Jan 21, 2019 at 9:44am PST

Nëse nuk u pëlqen stili im ose muzika ime kjo është një gjë. Por mos thoni nuk mund të vishni dikë që nuk është në përmasat e pasarelave. Fuqizojini femrat të duan trupin e tyre në vend që të ndihen më pak se përmasat e tyre. Ne jemi të bukura në çdo përmasë. E vogël apo e madhe! Dhe masa ime 8 është ende duke shkuar në ‘Grammy’”, – ka shkruar Bebe bashkangjitur videos. Herë pas here këngëtarja e njohur ka folur për përmasat trupore dhe se të gjitha femrat duhet të ndihen krenare, pavarësisht linjave të tyre.