Këngëtarja e njohur, publikon herë pas here video apo foto që tregojnë përditshmërinë e saj. Për të gjithë ata që e ndjekin, është e qartë tashmë sesa e dhënë është ajo pas ushqimit. Së fundmi, Bebe ka ndarë me ndjekësit një video ku duket një sasi e madhe ushqimi, duke përfshirë ëmbëlsira dhe gatime të tjera. Të gjitha këto, ajo i ka gatuar vetë për një mbrëmje me miqtë. Pra, mesa duket kënga nuk është e vetmja gjë në të cilën Bebe shkëlqen apo jo?