Këngëtarja Bebe Rexha ka arritur të hyjë për herë të parë në “Top 5” e listës prestigjioze Billboard në Amerikë. Kënga e saj “Meant to be” ka rezultuar shumë e suksesshme, duke e kthyer atë këngëtaren e parë në histori që qëndron kaq gjatë pjesë e klasifikimeve muzikore, me një këngë country.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, sigurisht me shumë entuziazëm dhe krenari për këtë fakt. “Nuk mund ta besoj. Meant to be, vazhdon të jetë kënga më e dëgjuar,” ka shkruajtur ajo. Ndërkohë kënga e saj, është tashmë pjesë e këtyre klasifikimeve, prej plot 15 javësh.