Bebe Rexha, artistja 29-vjeçare është një nga shqiptaret me të njohura botërisht ! Muzika e saj pëlqehet nga miliona njerëz, Bebe numëron një sërë hitesh, por së fundmi duket të jetë angazhuar edhe në një fushë larg asaj të muzikës. Artistja po kontribuon fort në fushatën e ndërmarrë nga ish-zonja e parë Michelle Obama.
Vetë ajo e ka falënderuar këngëtaren për mbështetjen e saj në fushatën për regjistrim në kolegje.
“Faleminderi shumë për mbështetjen tënde ndaj “2019 College Signin Day” Ekipi im dhe unë të jemi shumë mirënjohës për kohës dhe energjinë, zërin , ndihmën dhe kontributin që u ke dhënë të rinjve,potenciali i të cilëve është i jashtëzakonshëm! E nisa “Reach Higher” gjatë kohës kur isha zonja e parë e Amerikës, sepse doja që të rinjtë, pavarësisht sfidave të tyre e vështirësive të mos e ndërprisnin shkollimin pas gjimnazit. Falë entuziasmit tënd dhe përkushtimit këta të rinj tanimë ka një motiv më shumë për të ëndërruar !”
Letra mbyllet me një urim ndaj artistes shqiptare dhe kjo e fundit e poston në rrjetet sociale me emojin duke qarë nga gëzimi.