Këngëtarja shqiptare po korr gjithmonë e më tepër sukses në tregun ndërkombëtar muzikor. Ajo është thuajse përherë pjesë e Top Listave të huaja, madje e renditur mjaft mirë në këto lista. Së fundmi, Bebe ka vendosur një rekord të ri.
Me këngën “Ment to be” ajo ka qëndruar për më shumë se 11 javë rjesht, në krye të klasifikimeve të muzikës country në Billboard. Kjo këngë është një bashkëpunim me grupin Floria Georgia Lines. Përpara saj, këtë rekord e mbante Taylor Swift për 11 javë.
Pjesa më e bukur është se Bebe është çertifikuar me pllakën e platinit në SHBA si vleresim për këtë arritje, pasi konsiderohet e para femër që kryeson Top Listën për një kohë kaq të gjatë.