Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha duket se ka marrë përsipër një mision të cilin po e realizon me shumë sukses. Ajo po përpiqet me çdo kusht që t’ju mësojë miqve të saj pak nga traditat shqiptare. Këtë gjë nuk ka ngurruar ta bëjë edhe në ditëlindjen e shoqes së saj. Në mes të një feste ditëlindjeje tipike amerikane, Bebe përpiqet që të mësojë miqtë e saj të kërcejnë valle popullore shqiptare. Ata janë angazhuar në kërcim dhe duket ta kenë të vështirë pasi të gjithë e dimë se vallet shqiptare janë pak të ngatërruara.