Javët e fundit Bebe Rexha është një ndër emrat më të diskutuar për shkak të klipit të saj, “Last Hurrah”. Në të këngëtarja shqiptare shfaqet shumë provokuese dhe babai i saj e kritikoi se imazhet në klip ngjanin si ndonjë film pornografik. Bebe e pranoi se e kishte tepruar, megjithatë ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar për të performuar këngën më të re në emisionin “The Late Late Show with Stephen Colbert” dhe menjëherë ra në sy veshja e saj. Këngëtarja shqiptare kishte veshur reçipetat ikonike të Madonnas në formën e një koni.Kur e pa që po fotografohej Bebe hapi xhaketën për t’u treguar të gjithëve veshjen e saj “të kopjuar”. Për herë të parë Madonna është shfaqur me këtë veshje në 1990 gjatë turneut të saj “Blonde Ambition”.