Bebe Rexha: “Këngët e mia dëgjohen miliarda herë, por njerëzit nuk e dinë ende kush jam”

Showbiz

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, këto ditë ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj. Pas suksesit që shënoi bashkëpunimi i saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, kënga në fjalë arriti të nominohej në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023. Në një intervistë të fundit , ylli i popit ka folur për për një video që kishte shpërndarë në TikTok, në të cilën shfaqej një vajzë që tregonte se ishte është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës, por që nuk njihet sa duhet.

“Kam  ndjekur intervista me njerëz të famshëm që nuk janë vërtet të famshëm. Unë kam shkruar disa nga hitet më të mëdha në botë, dhe megjithatë njerëzit ende nuk e dinë se kush jam, por ndihem mirë me këtë dhe nuk përbën problem. Për të qenë e sinqertë, më pëlqen të shkoj në supermarket dhe dëshiroj mos më njohin, më pëlqen të mos bëj make up. Më pëlqen të vesh të njëjtën veshje çdo ditë në studio, si dhe të bëj shëtis qenin tim.

 

 Unë kam tri këngë që janë me nga një miliard dëgjime secila. Kam një bashkëpunim me Florida Georgia Line,” Meant to be”, e cila është çertifikuar me pllakatën e diamanttë, ka vetëm 63 të tilla në të gjithë botën”, ka thënë Bebe, gjatë intervistës. Kujtojmë se ajo është kompozitore e disa prej hiteve më të mëdha ndërkombëtare si “The Monster” nga Rihanna dhe Eminem e shumë të tjera, mirëpo përsëri mbetet një këngëtare e cila ka zgjedhur të jetë modeste.