Bebe Rexha ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë!

Showbiz

Bullizmi është një nga temat më të diskutuara vitet e fundit. Zhvillimi i rrjeteve sociale ka bërë që ai të marrë një tjetër formë gjithëpërfshirëse, pasi njerëzit zgjedhin të lënë komente nga më negative aty ku ata dëshirojnë. Lidhur me këtë çështje është përgjigjur dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila me këngën e saj më të fundit ‘Last Hurrah’, ngjalli shumë diskutime.

Ajo ju përgjigj të gjithëve duke thënë se urrejtja nuk mundet me urrejtje. “Mendoj se po mësoj. Në fillim përgjigjesha ndaj çdo lloj ngacmimi. Tani po mësoj se urrejtjen nuk e mund me urrejtje. Nganjëherë as me dashuri nuk e mund dot urrejtjen. Disa njerëz thjesht janë të acaruar. Nëse ata duan të lënë komente urryese ata thjesht e bëjnë. Në ato situata, gjëja më e mirë që mund të bësh është t’i injorosh. Është shumë e vështirë, por thjesht injoroni”, u shpreh Bebe.29-vjeçarja shtoi se komentet të cilat lexon e lëndojnë dhe se ndonjëherë mund të jenë të tepërta, megjithatë ajo është mësuar tashmë me to.