Bebe Rexha jep një mesazh për të gjitha femrat: Nuk kam nevojë për një mashkull!

Showbiz

bebe mesazh
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha gjithmonë ka treguar se gjithçka në industrinë e muzikës e ka arritur me forcat e saj. Tashmë që fama e saj shtohet dita-ditës ajo është akoma dhe më shumë e lumtur për veten. Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në ‘Instagram’ ajo ka treguar se falë punës ka arritur t’i krijojë vetes të gjitha kushtet dhe nuk ka nevojë për ndihmën e askujt.

bebe instaa1

“Këpucët në këmbën time i bleva unë. Shtëpinë në të cilën jetoj e bleva unë. Sepse unë varem vetëm tek vetja ime. Nuk kam nevojë për asnjë mashkull që të blejë ndonjë gjë. Kam paratë e mia”, – ka shkruar Bebe bashkangjitur fotografisë së saj. Ndoshta përmes kësaj, Bebe dëshiron të japë dhe mesazhin se femrat mund t’ja dalin mbanë të vetme.