Bebe Rexha i përgjigjet akuzave për racizëm!

Showbiz

bebekim
Një nga postimet e fundit të Bebe Rexhës teksa festonte me miqtë e saj në një festë kostumesh, ka shkaktuar debate të forta mes fansve që e ndjekin. Njëri prej djemve ishte veshur me motivet tradicionale të Meksikës dhe për këtë fakt ndjekësit kanë sulmuar këngëtaren e njohur duke e akuzuar se po tregohet raciste.

rexha sombrero 1 600x451

Por në një pronocim të shkurtër për ‘TMZ’, Bebe ka shpjeguar gjithçka për veshjen e mikut të saj. “Njerëzit nuk duhet të flasin pa i ditur gjërat. Ai është asistenti im, Jesus dhe ka çdo të drejtë të veshë motivet meksikane pasi është me origjinë nga Meksika. Ai thjesht donte të tregonte sa krenar është për origjinën e tij”,-ka thënë ajo. Mesa duket këtë herë komentet paskan qenë të gabuara dhe Bebe Rexha nuk ka duruar dot përballë akuzave.