Bebe Rexha i kërkon falje fansave dhe i tregon problemet që pati!

Showbiz

bebebebebeb
Kohët e fundit Bebe ka qenë shumë aktive, duke qenë se i është dashur të promovojë edhe albumin e saj më të ri, ‘Expectations’. Por duket se për shkak të mbingarkesës dhe stresit, këngëtarja me origjinë shqiptare është përballur me një gjendje të vështirë shëndetësore. Për këtë arsye asaj i është dashur edhe të anullojë pjesëmarrjen e saj në një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës.

bebe konc

Bebe ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotografi, në të cilën shihet me sy të përgjumur, për shkak se ka fjetur për 20 orë me rradhë. “Situata aktuale: Kam fjetur 20 orë. Kisha shumë nevojë. Jam ende e sëmurë, por ndihem pak më mirë. Më vjen shumë keq që e kam humbur ‘SummerFest’, por nuk kisha rrugë tjetër mund të shkoja në atë spektakël pa zë”, – ka shkruar ajo.