Bebe Rexha i bën të ëmës lutjen publike: Lere punën dhe hajde jeto me mua!

Showbiz

bebe mam
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, kohët e fundit ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Normalisht që për këtë dhe pagesat që ajo merr për një koncert apo këngët e saj duhet të jenë ‘të majme’. Megjithatë këngëtarja ka zbuluar ditën e sotme se nëna e saj, punon si një shitëse në një dyqan në New York. Madje nga ato që ajo ka shkruar në ‘InstaStory’ duket se nuk është Bebe ajo që nuk dëshiron ta tërheq nënën e saj nga ajo punë.

isntabebe

“Për të gjithë ndjekësit e mi në New York. ‘Sakes Fifth Avenue New York City’ do të bëjë hapjen e madhe për departamentin e tyre të produkteve të bukurisë. Dhe arsyeja që po u them këtë gjë është sepse mami im punon si shitëse. Kështu shkoni përshëndetni…por mos e përndiqni atë. Dhe jepini nënës time një përqafim për mua. Më mungon. Dhe i thoni asaj të zhvendoset në Los Angelos dhe të jetojë me mua. Ndoshta do t’u dëgjojë ju”, – ka shkruar Bebe në ‘Instagram’.

instabebe

instabebe1