Bebe Rexha gatuan gjellën e famshme shqiptare të dimrit

Showbiz

Gjella me lakra është tipike dimërore shqiptare. Edhe pse era e saj ndihet në gjithë pallatin ose lagjen, prapë nuk na pengojnë ta shijojmë këtë gjellë dimri. Dhe traditën e gjellës së lakrës Bebe Rexha e ka marrë me vete në Amerikë dhe s’e ka problem as ta gatuajë, as aromën, madje na e ka treguar edhe në Instagram  një pjesë të gatimit.

Për të gjithë ata që e pëlqejnë këtë gjellë, do t’ju shkojë goja lëng. Nuk e dimë nëse shija e gjellës me lakra të gatuar në SHBA është njësoj si në Shqipëri, por nga fotoja duket mmmm!