Bebe Rexha, ylli i muzikës me origjinë shqiptare, e cila po shkëlqen në skenat ndërkombëtare, do të jetë në Kosovë për herë të parë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”. Ky lajm ka ngazëllyer fansat e saj në mbarë vendin. Rexha, 34-vjeçare, është shprehur tejet e emocionuar për këtë dhe në një video të publikuar në InstaStory, ajo iu drejtua fansave të saj në Kosovë dhe Shqipëri me një mesazh të përcjellë në shqip. “Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, dëgjihet të shprehet e emocionuar ajo në videon e publikuar në llogarinë e saj të instagram.”Sunny Hill Festival” ka fituar famë ndërkombëtare pikërisht për sjelljen e artistëve të njohur në Prishtinë dhe këtë vit do të mirëpresë një nga emrat më të mëdhenj të skenës muzikore botërore. Rexha, me zërin e saj të veçantë dhe energjinë e saj të pakrahasueshme, pritet të ndezë skenën dhe të krijojë një atmosferë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Fansat e muzikës dhe adhuruesit e Bebe Rexhës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, që premton të jetë një nga momentet kulmore të verës në Kosovë.