Të jesh nënë sa sadisfaksion është njëkohësisht edhe sfidë. Sepse një fëmijë përveçse ushqimit do gjithë përkujdesjen dhe për shumë vite është sit ë kesh një punë me orar të plotë ose dhe më tepër se aq. Sakrificat e nënës janë të pamohueshme dhe dashuria e tejskajshme.
Zakonisht është dita e nënës ajo ku të gjithë i bëjnë dedikime dhe i shprehin dashurinë, por për Bebe Rexhën nuk ndodh kështu. Ajo ka ndjerë se duket ti dedikonte diçka nënës së saj dhe ashtu ka vepruar. Ne Instastory, Bebe është shprehur “Të rritësh fëmijë nuk do të thotë thjesht t’i ushqesh dhe t’u vendosësh një çati mbi kokë. Duhet t’u mësosh dashuri, dhembshuri, të drejtën nga e gabuara. Kjo në vetvete është një punë me kohë të plotë. Mamaja ime i ka bërë të dyja. Një duartrokitje për Bukie Rexha. Të dua mami”, ka shkruar ajo.