Beatrix Ramosaj zbulon ‘sekretin’ e look-ut të saj!

Showbiz

Ka kohë që Beatrix Ramosaj nuk është aktive me projekte muzikore, megjithatë mbetet një nga personazhet më të komentuar. Ajo gjithashtu është shumë aktive në rrjete sociale ku publikon shpeshherë momente nga jeta e saj. Së fundmi, pas shumë pyetjeve nga publiku, Beatrix ka zbuluar një sekret për flokët e saj të gjatë, të cilat është pak e vështirë të mos i vesh re.

‘Shumë vajza po më pyesin për ngjyrën e flokëve të mi. Nuk i kam lyer në pothuajse 3 vjet, kjo është ngjyra ime natyrale’, ka shkruar këngëtarja. Sigurisht kjo gjë ka ndikuar që flokët e saj të jenë sa më të gjatë, natyralë dhe të shëndetshëm. Për të gjitha vajzat që kanë nevojë për ide, mund të ndjekin pa problem këshillën e Beatrix.