Beatrix Ramosaj ndan me të gjithë eksperiencën e frikshme

Showbiz

Beatrix Ramosaj ka shfrytëzuar profilin personal në ‘Instagram’ për të ndarë me të gjithë ndjekësit një shqetësim që ka përjetuar mbrëmjen që lamë pas. Ajo është shfaqur shumë e shqetësuar teksa shkruan: “Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo gjë nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, por vetëm sytë. Isha shumë e frikësuar dhe nuk munda të fle për orë të tëra”, ka thënë ajo.