Dy aktorët kanë rrëmbyer zemra e shumë vajzave me rolet e tyre, e sidomos kur luajtën së bashku “The Revenant”. Tom dhe Leo, asokohe patën vendosur një bast me njër-tjetrin. Leo ishte i bindur se Tom do të nominohej për Oskar, ndërkohë që britaniku nuk e besonte këtë gjë.
I bindur në mendimin e tij, Tom vuri bast se nëse do nominohej, do bëntë një tatuazh me shkrimin e Leonardos, çfarëdolloj gjëjë që Leo do kërkonte të shkruante. Së fundmi, është zbuluar që Hardey mesa duket e paska mbajtur bastin. Në fotot e fundit të kapura nga paparacët, në krahun e tij shihet shkrimi : “Leo di gjithçka”, midis shumë tatuazheve të tjera.
Fotoja ka pushtuar mediat botërore. Më përpara Tom ka thënë se Leo ka një shkrim shumë të keq, prandaj nuk po e bënte tatuazhin. Mesa duket, Leo këtë herë ka qëlluar në shenjë me shkrimin e tij, duke qënë se Tom praktikisht sapo e gdhendi në trup.