Sa herë që Lorik Cana është i ftuar live në Studio Champions, nuk mungojnë postimet e bashkëshortes së tij duke ‘luajtur’ me figurën e Lorikut. Duket se kapiteni këtë herë ka marrë ‘hak’ me postimin e fundit që ka bërë për të.
Teksa Monica feston sot ditëlindjen, në vënd të një urimi romantik, siç mund të pritej, imazhi zyrtar i kompanisë Tring ka zgjedhur të postojë një foto krah saj e të shkruajë vetëm dy fjalë: Po plaket.
Padyshim që e gjitha kjo është në kuadrin e shakasë, gjë që kuptohet nga shprehja e fytyrës së kapitenit. Jo vetëm që Monika nuk është duke u plakur, por përkundrazi ajo duket më e bukur se kurrë.