Kiara Nasti, bashkëshortja e Matia Zakanjit, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” , duke përshkruar emocionet që përjetoi në momentin e golit të futbollistit ndaj Kroacisë, rrëfeu: “E kuptova që kishte shënuar gol, por jam pothuajse në fund të shtatzënisë dhe disa emocione janë të rrezikshme. Pak para fillimit të ndeshjes mendova, po sikur të shënojë dhe të lind nga gëzimi? E pashë ndeshjen në Napoli, në darkë në një restorant, me djalin tim Tiago, prindërit e mi dhe motrën time Angela. Kur pashë Matia duke hyrë në fushë kuptova nga pamja e tij se diçka e mirë mund të ndodhte. Mund ta shpjegoj, ju mund të ndjeni disa gjëra para se ato të ndodhin, kështu që unë prita të ndodhte.”
“Mbaj mend vetëm zhurmën e restorantit dhe lumturinë e të gjithëve ne. Ishte magji, në fund të ndeshjes e thirra në video. Ishte një gjë e bukur, ai kishte ende tensionin e ndeshjes mbi vete, por unë po qaja me lotë gëzimi, e edmocionuar… Kur ai u largua në Gjermani, i bëmë një premtim njëri-tjetrit, duke i thënë vetes se gjëja më e mirë do të ishte ta shihnim njëri-tjetrin pas një muaji nëse gjithçka shkonte mirë”.Pyetjes se si ajo e shihte Italinë kundër Zvicrës, iu përgjigj me fjalët: “Mësova se në këto turne çdo ndeshje ka historinë e vet. Dhe gjithçka mund të ndodhë. Ai po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij, thirrja në kombëtare është një arritje e papërshkrueshme dhe është i emocionuar”.