Bashkëshortja e Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë në një aksident me helikopter ka publikuar një fotografi në Instagram ku shpreh dhimbjen që po përjeton.
Në portretin familjar, Vanessa ka dedikuar një shkrim ku theksoi se ndihet e shkatërruar pas humbjes së burrit.
“Vajzat e mia dhe unë duam të falënderojmë miliona njerëz që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj kohe të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Ne patjetër kemi nevojë për to. Jemi shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e burrit tim Kobe, babai i mahnitshëm i fëmijëve tanë; dhe Gianna ime e bukur, e ëmbël, një vajzë e dashur, e menduar, dhe e mrekullueshme, dhe motër e mahnitshme për Natalia, Bianka dhe Capri”, shkroi Vanessa.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë ngushëllohem kur di se Kobe dhe Gigi të dy e dinin që ishin aq të dashur. Ne ishim aq shumë të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Uroj që ata të ishin këtu me ne përgjithmonë. Bekimet tona të bukura u morën prej nesh shumë shpejt. Është e pamundur të imagjinohet jeta pa ta. Por ne zgjohemi çdo ditë, duke u përpjekur të vazhdojmë të tutje sepse Kobe dhe vajza jonë e vogël Gigi, po shkëlqejnë mbi ne për të ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund. Unë do dëshiroja t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne përgjithmonë.”