Ariana Fejzullahu njihet si bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahut, por ajo është shumë e ndjekur në ‘Instagram’ edhe për fotot shumë të veçanta familjare dhe kombinimet e veshjeve.Ajo madje konsiderohet si një nga bloggeret më të sukseshme në Kosovë me afërsisht 200.000 ndjekës.
Së fundmi duket se ‘Instagram-i’ i saj është hakuar, pasi të gjitha fotot janë fshirë dhe në profilin e saj të dikurshëm figuron një djalë. Sigurisht ky detaj është vënë re nga fansat dhe mediat. Nuk e dimë ende me siguri nëse Ariana po bën përpjekje për ta rimarrë profilin e saj, por numri i ndjekësve ka nisur të ulet.Kujtojmë se ‘viktimë’ e hakerave të ndryshëm kanë rënë edhe më herët personazhe të tjerë të njohur shqiptarë.