Burak Özçivit dhe bashkëshortja e tij nëntë muajshe shtatëzanë janë parë mbrëmjen e djeshme duke dalë nga spektakli i organizuar nga Cem Yılmaz.
Çifti pasi ka dalë nga shfaqja janë përballur me gazetarë të shumtë të cilët i kanë pyetur se si kishin kaluar. Ata kanë thënë ; -“ Kaluan një mbrëmje shumë të bukur, por si fillim, kishin menduar se nata do të merrte tjetër rrjedhë.
Fahriye Evcen është në ditët e fundit të shtatzënisë, menduan se pas saj, do të përfundonin në spital për të lindur, por jo.”Ata mezi po presin ta marrin në krahë vogëlushin e e tyre, emrin e të cilit e ka bërë publik.Fahriye Evcen shtoi; -“I kemi bërë të gjitha përgatitjet. Gjithçka është OK. Mezi po e presim ditën kur do të marrin në krahë djalin tonë, Karan.”