Princi William së fundmi ka bërë të ditur gjendjen Kate Middleton, e cila aktualisht po i nënshtrohet trajtimeve të shumta kundër kancerit.
Pas deklaratës së muajve të fundit lidhur me problemet serioze në shëndetin e saj, princi William është pyetur se kur do të shfaqet sërish në publik Middleton. “Ajo do të qëndrojë për pak kohë larg aktiviteteve mbretërore dhe nuk do të shfaqet në evente. Princi William ndau ndau disa informacione që tregonin optimizmin e tij lidhur me ndikimin e shpejtë të terapisë në përmirësimin e gjendjes së saj.
Princi i Uellsit foli shkurt për Kate dhe fëmijët e tyre, Princin George, 10 vjeç, Princeshën Charlotte, 9 vjeç dhe Princin Louis, 6 vjeç, kur mbërritën në Spitalin Komunitar të Shën Marisë.:” Po shkon mirë, faleminderit, por fëmijët janë xhelozë që unë jam këtu dhe ata jo“. Kujtojmë se ishujt e Scilly njihen si një arratisje e preferuar për Princin Princeshën e Uellsit dhe fëmijët e tyre.