Është pak e vështirë për t’u imagjinuar, që dikush që ka në krahë Emily-n mund të tradhëtojë, por nuk është e pamundur. Çifti janë martuar kohët e fundit, në një ceremoni tepër spontane dhe aspak tradicionale. Emily dhe bashkëshorti i saj, producenti 31 vjeçar, duken si një nga çiftet më të këndshëm.
Sebastian, është fotografuar nga paparacët duke qëndruar mjaft afër me një modele, me të cilën duket sikur sapo ka përfunduar një seancë palestre. Gjatë gjith kohës ata shfaqen pranë njëri tjetrit dhe për më tepër Sebastian kishte hequr unazën e martesës nga gishti. Gjithsesi,ajo që ka rënë më tepër në sy kanë qenë përkujdesjet që ata kanë treguar ndaj njëri-tjetrit. Gjykojeni vetë nga fotot, mendoni se bëhet fjalë për një tradhëti?