Muzika dhe aktrimi kombinohen mjaft mirë bashkë. Këtë e kanë vërtetuar edhe shumë çifte të cilët vijnë nga këto dy fusha të artit. Aktroja e njohur turke Beren Saat u martua në vitin 2014 me këngëtarin Kenan Dogulu.
Shumë prej nesh njohin Beren për shkak të serialeve të transmetuar në Shqipëri por edhe Kenan është gjithashtu një emër shumë i njohur në Turqi. Ai, madje, përfaqësoi vendin e tij në Eurovision në vitin 2007 me këngën “Shake it up Sherekerim”. Kënga u pëlqye shumë dhe zuri vendin e katërt në renditen finale. Në atë vit, Shqipëria përfaqësohej nga Aida & Frederik Ndoci me këngën Hear My Plea.