Bashkëshorti i Afërditës surprizon të gjithë…

Showbiz

dreshajjj
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl prej më pak se një viti po jetojnë momentet më të bukura si të martuar. Gjatë kësaj kohe i kemi parë gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke shijuar në maksimum këtë kapitull të ri në jetë si burrë e grua. Tashmë duket se ata të dy kanë filluar të mësojnë shumë nga kultura e njëri-tjetrit dhe madje Jakub po përpiqet të kuptojë gjuhën shqipe. Ditën e sotme Afërdita ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën bie në sy komenti në shqip i hokeistit çek.

1 3

“Bukur shumë”, – ka shkruar Kindl në foton e partneres së tij.Dikush nga ndjekësit ka përgëzuar Afërditën që po i mëson shqipen bashkëshortit të saj. Në fakt pas martesës, Jakub ka treguar se është përpjekur gjithmonë që të mësojë gjuhën shqip dhe mesa duket tani ka filluar edhe ta shkruajë. Kujtojmë se Afërdita dhe Jakub kurorëzuan dashurinë e tyre në fund të qershorit të 2018-ës.