Zaimina dhe bashkëshorti i saj Klodi kanë një kohë të gjatë bashkë, në një marrëdhënie dashurie që është përfolur kohë më parë se në jetë të vinte vogëlushja e tyre Khloe. Megjithatë, Zaimina, vetëm tashmë pas lindjes së vajzës ka vendosur që jetën e saj familjare ta bëjë disi më publike sepse më parë nuk ka dashur të ndajë asnjë moment të saj privat me fansat apo median rozë.
Siç duket, Klodi sot ka ditëlindjen dhe Zai ka menduar t’i bëjë një surprizë. Në Instastory ajo ka vendosur emojin e tortës, (për të treguar që ka një ditëlindje) dhe ka shkruar veçse “Të dua”, duke etiketuar në këtë postim Klodin.