Në ‘Instagram-in’ e Monika Canës, bashkëshortes së Lorik Canës, pothuajse nuk ka asnjë shenjë të familjes së saj. Ajo mundohet të jetë sa më private dhe publikon vetëm foto që lidhen me profesionin e saj, arkitekturën. Megjithatë, ditën e sotme, ajo ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve në ‘Instastory’, një pjesë e të cilave kanë qenë në gjuhën shqip.
“E kishe menduar ndonjëherë se mund të ishe një nuse shqiptare?”, i ka shkruar dikush. Monika ka vendosur t’ia kthejë përgjigjen në gjuhën shqipe, duke i shkruajtur se një nuse është e njëjtë në të gjitha kombësitë. Momentalisht Loriku dhe Monika po jetojnë midis Italisë dhe Shqipërisë, por mesa duket ajo ia ka dalë të përshtatet më së miri.