Ish-pjesëtari i “One Direction”, Liam Payne duket se nuk është shumë i zoti me fjalët. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka ngritur dyshime rreth marrdhënies së tij me partneren, Cheryl Cole dhe deklaratat që ka dhënë nuk u kanë pëlqyer shumë fansave. Ai dhe këngëtarja e famshme janë prindër të një djali 11 muajsh megjithatë Liam ende nuk e sheh atë si gruan e tij të ardhshme.
24-vjeçari u shpreh se e gjithë vëmendja, përkushtimi dhe koha e tij shkojnë tek vogëlushi Bear ndërkohë që në lidhje me Cheryl ndihet shumë rehat kështu siç është. “Martesa nuk është ndonjë gjë e rëndësishme, ndihem mirë kështu siç jam dhe për një kohë të gjatë nuk kam ndërmend ta marr këtë hap”, u shpreh ai duke mos marrë në konsideratë mendimin e partneres. Nga ana tjetër pritet reagimi i Cheryl e cila është divorcuar 2 herë nga martesat e mëparëshme.