Barış Kılıç ‘pëson krizë nervore’, vërshojnë si lum komentet në rrjetet sociale!

Showbiz

Barış Kılıç, i cili portretizoi personazhin e Kajës në serialin “Molla e Ndaluar” që aktualisht transmetohet në 3 Plus, në projektin e tij të ri u shfaq së fundmi si një personazh i cili përjetoi një krizë të fortë nervore dhe kjo skenë nuk u shfaq vetëm në ekran por edhe në rrjetet sociale, përfshi këtu edhe llogarinë personale të instagramit të aktorit të njohur. Videoja e publikuar nga aktori u përfol shumë, dhe u pasua nga mesazhe të cilat e komplimentonin për interpretimine tij gjenial. Duke i falënderuar të gjithë, Kılıç për ditë me radhë është vendosur në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

 

Interpretimi i aktorit u vlerësua në masë në skenën e ku atij I duhej ‘të dilte nga vetja’. Më pas aktori përmes një videomesazhi falënderoi të gjithë fansat e tij dhe mbështetësit duke u shprehur: “Kam marrë shumë mesazhe urimi. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithëSezoni i ri është në shtator dhe ne po presim me padurim.” Siç kuptohet nga deklarata e tij, projekti I fundit në të cilin aktori mori pjesë, do të vijoj zhirimet edhe për një sezon të ardhshëm.