Partnerja e re në krahë të aktorit turk Barış Arduç, protagonist në serialin “Dashuri me qera” është Fahriye Evcen.
Bëhet e ditur për mediat se Barış Arduç dhe Fahriye Evcen do të jenë aktorët kryesorë të serialit të ri “Alp Arslan”.
Seriali i ri turk i cili do të bëjë bashkë emra të njohur të showbizit turk, pritet të fillojë së shpejti xhirimet. Përveҫ 2 aktorëve kryesorë kasti sa po vjen dhe po kompletohet edhe me figura të tjera të kinematografisë turke.
Aktorë të tjerë të perzgjedhur për serialin e ri janë Mehmet Özgür, Erdinç Gülener, Barış Bağcı, Korel Cezayirli, Burak Şafak, Esila Umut dhe Zeynep Özder.
Xhirimet e serialit pritet të fillojnë shumë shpejt në fund të muajit gusht të drejtuara nga Çağatay Tosun.