Baris Arduç ka nisur pushimet së bashku me partneren e tij, Gupse Ozay. Çifti kanë vendosur që sivjet pushimet t’i kalojnë në Bodrum, një destinacion turistik shumë i njohur për të gjithë.
Baris dhe Gupse janë fotografuar teksa mbërritën në një hotel bashkë me miqtë e tyre. Atyre iu mat edhe temperatura në hyrje të hotelit. Mediat turke bëjnë të ditur se çifti e kaluan ditën e parë të pushimeve duke biseduar me miqtë dhe jo duke notuar.
Baris ra në sy me pamjen e tij pasi aktori e kishte hequr mjekrën të cilën e mbajti gjatë përiudhës së karantinës. Edhe partnerja e tij dukej shumë në formë e veshur me një fustan të verdhë.