Bariş Arduç mohon pretendimet për divorc/ “Xhirimet nuk më lënë kohë për familjen”

Showbiz

Barış Arduç i ka mohuar pretendimet se martesa e tij ka pëfunduar  në divorc. Protagonisti i serialit “Dashuri me qira” që më herët e keni ndjekur ne Tring, i ka mohuar thashethemet e kohëve të fundit që e përfolën emrin e tij për një krizë në martesën me bashkëshorten Gupse Ozaj? Aktori gjithashtu tregoi se ndodhet në xhirim për 6 ditë në javë për projktin aktual.

Arduç ka shpjeguar se prej 4 muajsh po përgatitej për xhirimet e këtij projekti i cili përmban skena të shumta aksion. Gjithashtu ai zbuloi se do të jetë pjesë e sezonit të dytë të një projekti i cili do të transmetohet në platformë digjitale përgjatë sezonit veror. Fakti që prej një kohe të gjatë, ai  nuk ishte parë krah bashkëshortes së tij me të cilën u martua në Çeşme verën e kaluar, bëri që për një kohë të gjatë të komentohej se martesa e çiftit nuk po shkonte siç ai kishte dëshiruar. Mirëpo, aktori i famshëm, hodhi poshtë çdo pretendim duke thënë sebashkëshortja e tij tregonte mirëkuptim dhe nuk ankohej për oraret e tij intensive në sheshxhirim. Ai gjithashtu ka treguar se ata ndihen tani gati e madje do të ishin shumë të lumtur nëse  familjes së tyre tani do ti shtohej një pjestar i ri. Gadishmëria dhe dëshira e aktorit për t’u bërë prind është parë dhe komentuar edhe si një mundësi e pakonfirmuar që çifti mund të bëhen prindër së shpejti.