Omer dhe Defne u kthyen shpejt në dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar falë serialit “Dashuri me Qira”, të transmetuar ekskluzivisht në Tring. Por a do t’i shohim bashkë në një tjetër serial, këto dy personazhe? Gjithcka varet nga Omer!
Barış Arduç do të nisë xhirimet e një serali të ri në vjeshtë. Por puna është lënë pezull, pasi ende nuk është vendosur për personazhin kryesor që do të luaj përkrah Bariş. Regjisori turk Mars Yapım, e ka zvogëluar numrin e kandidatëve në dy, Fahriye Evcen dhe Elçin Sangu. Por zgjedhja për personazhin kryesor, i është lënë aktorit me origjinë shqiptare. CNN turk shkruan se produksioni preferon aktoren Fahriye Evcen, por fansat e aktorit kërkojnë të rishohin sërish Baris dhe Elcin Sangu në një tjetër serial.
Më herët mediat turke raportuan se Barış Arduç mund të luante përkrah Beren Sat në serialin ‘Kazino’, por asgje nuk është bërë e ditur.