Aktori bukurosh që rrëmbeu zemrën e të gjitha femrave nëpërmjet serialit “Dashuri me qira” dhe partnerja e tij Gupse Ozay janë ndaluar nga intervistuesit mbrëmjen e djeshme. Ata janë kapur bashkë duke dalë dhe të gjithë gazetarët kanë vërshuar pyetje nga më të ndryshme drejt çiftit.
Çifti njihet edhe për faktin që janë tepër të rezervuar për mediat dhe portalet. Kështu ndodhi edhe mbrëme kur u pyetën në lidhje me fjalët nëse do të ishin bashkë në një projekt të ri.
Ata nuk mohuan e as nuk konfirmuan asgjë duke i lënë të gjithë kurioz dhe në pritje…