Një natë më parë Burcu Birick dhe Baris Arduç janë takuar në një restorant për të darkuar së bashku. Ata janë tashmë kolegë dhe do të jenë protagonist në një serial që ka nisur xhirimet dhe do të transmetohet së shpejti. Ajo që i çuditi të gjithë ishte se ata qëndruan brenda në restorant duke darkuar për plot 7 orë. Por, nuk kishte asgjë për të dyshuar dhe keqinterpretuar në takimin e tyre pasi ku dolën u vu re se pjesë e takimit 7-orësh ishin dhe partnerët e secilit prej tyre…