Protagonistit i serialit “Dashuri me qira” bëhet baba

Showbiz

Barış Arduç, i cili i dha jetë Omerit, protagonistit të serialit “Dashuri me qira” , ka hapur një faqe të re në jetën e tij, atë të atësisë! Aktori është bërë baba për herë të parë!  Fëmija i parë i çiftit erdhi në jetë para disa ditësh. Dy prindrit e rinj, kanë preferuar gjithmonë ta jetojnë lidhjen e tyre larg syve të publikut, por këtë herë ai dhe bashkëshortja e tij Gypse Ozay, me të cilën ndan jo vetëm jetën por edhe profesionin, nuk janë kursyer në ndarjen e emocineve të veçanta  me fansat dhe aktori  ndau në llogarinë e Instagram fotografinë e parë me vogëlushen , teksa po largoheshin nga spitali. Mësohet se çifti e ka quajtur vogëlushen Can Asya Arduç.