“Baresha” e Nexhmije Pagarushës na bëri krenarë në sfilatat e Javës së Modës në Paris

Showbiz

Stilisti i njohur Festim Isufi ka prezantuar koleksionin e tij në Javën e Modës në Paris. Festim Isufi është dizajneri i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve haute couture në Javën e Modës në Paris, ne Ritz Paris, në shtepinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajnerët më të famshem botëror.

Sfilata u permbyll me fustanin magjepsës të nusërise nën tingujt e këngës Baresha në kujtim te ikonës së muzikës sonë Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjjthë të pranishmit e huaj dhe shqiptar.

Mediat e huaja kanë shprehur vlerësim për koleksionin e stilistit shqiptar i cili solli artin dhe shpirtin e Kosovës në Paris, ku sytë e gjithë botës ishin te java e modës.