Ish-Presidenti i SHBA-ve, së bashku me bashkëshorten e tij, kanë firmosur një kontratë disa vjeçare me “Netflix”. Gjigandët e prodhimit kinematografik, kanë angazhuar ish çiftin presidencial, për të prodhuar filma dhe seriale. Tashmë, prisni që ato të cilat shikoni në TV, të mbajnë firmën e Barack dhe Michelle Obama.
Sapo lajmi u bë i ditur, të gjithë u habitën dhe deri diku nuk e besuan këtë kontratë. Por, duke ditur natyrat tepër karizmatike të çiftit, të gjithë ndjekësit mendojnë se ndoshta ata do të sjellin gjëra akoma më të bukura dhe më me vlerë në kinematografi.