Pritet tashmë që spektakli i njohur i kërcimit, Dancing With the Stars, do të startojë së shpejti në Vizion Plus. Pjesë e këtij programi, do të jetë edhe balerini i njohur Graciano Tagani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Instagram.
Në foton e postuar në profilin e tij, shfaqet logoja e programit, të cilën e ka shoqëruar me shkrimin:”Më uroni fat!” Sigurisht, të gjithë, përfshirë edhe ne, i urojmë shumë fat Gracianos në këtë projekt.